E hënë, 28 Tetor, 2024

Gazeta serbe: Serbia “shpërblen” Radojiçiç-in me tenderë në vlerë prej mbi 8 milionë euro

Kompanitë e kryeterroristit Milan Radojiçiç-it të cilët operojnë në Serbi kanë fituar tender të ndryshëm nga shteti i Serbisë, vetëm pak ditë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në krye të cilit ishte vetë Radojiçiç.

Kështu të paktën raporton gazeta serbe “Radar Nova”, ku në një artikull të gjatë për këtë çështje nënvizon faktin se kompanitë e Radojiçiç-it kanë fituar tenderë në vlerë prej 8.5 milionë euro për “blerje të specifikuara”.

“Vetëm dy ditë pas konfliktit të armatosur në Banjë, më 26 shtator 2023, kompania Rad 028 nga Zveçani, e cila për shkak të dyshimeve se kontrollohej nga Radojiçiç ishte në listën e zezë të Thesarit të SHBA-së, fitoi dy tenderë të lëshuar nga Komuna e Zveçanit (komuna paralele). Puna e parë ishte kontraktuar për 358.3 milionë dinarë, ndërsa e dyta për 142 milionë dinarë”.

“Dhe dy ditë më vonë, më 28 shtator, Rad 028 është shpallur fitues i dy tenderëve të tjerë dhe mbi atë bazë ka lidhur edhe dy marrëveshje, në vlerë prej 500.37 milionë dinarë. Të katër tenderët janë shpallur si pjesë e Programit për shpërndarjen dhe përdorimin e stimujve për zhvillimin ekonomik për vitin 2023”, shkruhet në artikullin e “Radar Nova”.

Artikulli ndër të tjera ka potencuar se kompania “Rad 028” ka fituar më shumë se 100 tenderë në 10 vjetët e fundit.

Kryeterroristi serb, Milan Radojiçiç, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit, po akuzohet për tri vepra penale atë për “veprim i rëndë kundër rendit kushtetues apo sigurisë së Kosovës”, “kryerja e veprës terroriste” dhe “pastrim të parave” nga organizata ndërkombëtare, INTERPOL, e cila lëshoi edhe urdhërarrest ndaj tij dhe terroristëve të tjerë të përshirë në sulmin e 24 shtatorit, muaj më parë.

Raporti i siguruar nga Albanian Post i INTERPOL-it kundër ish-kryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiç, ndër të tjera potenconte se ky i fundit për këto vepra mund të dënohet deri në burgim të përjetshëm.

Raporti i detajuar i INTERPOL kundër Radojiçiç precizonte me saktësi se “më 24 shtator 2023 rreth orës 02:45 në fshatin Banjë të Komunës së Zveçanit, i dyshuari dhe bashkëkryesit e tij besohet se kanë vepruar së bashku për të hyrë ilegalisht në Kosovë me dhjetëra automjete të mbushura me armë, municion dhe veshje ushtarake”.

Gjithashtu raporti nënvizonte faktin se “ Radojiçiç dhe bashkëkryesit e tij bllokuan rrugën me dy kamionë me qëllim që t’ua zënë pritën Policëve të Kosovës. Ata sulmuan PK-në me granata dhe armë të ndryshme në urën afër Manastirit të Banjës, duke vrarë oficerin e PK-së, Afrim Bunjaku dhe duke plagosur oficerin Alban Rashiti”.

Çfarë ndodhi?

Një grup i armatosur të dielën e 24 shtatorit, sulmoi Policinë e Kosovës në Banjë të Zveçanit, duke lënë të vrarë rreshterin, Afrim Bunjaku.

Autoritetet e Kosovës akuzuan drejtpërdrejtë Serbinë se qëndron prapa këtij sulmi terrorist, teksa kryekrimineli Milan Radojiçiç – njeri i besuar i presidentit serb Aleksandër Vuçiç – ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Radojiçiç u arrestua nga autoritetet serbe, për t’u liruar një ditë më pas.

Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar këtë sulm, derisa kanë kërkuar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë.

Nga ana tjetër, Serbia nuk është distancuar nga ky sulm, përkundrazi ka shpallur ditë zie kombëtare, për t’i nderuar kështu terroristët e vrarë.

Përveç kësaj, Beogradi zyrtar, pas sulmit terrorist, dislokoi një numër të madh të trupave ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer