Sot në ora 14:00 ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thirrur një konferencë për medie.
Në njoftim nuk janë cekur çështjet të cilat Hajdari do t’i adresonte.
Me të filluar konferenca, gazetarët e pranishëm në sallë kanë bojkotuar atë si shenjë revolte ndaj vendimit për pezullimin e licenses së mediumit Klan Kosova.
Në vijim mund të shihni videon nga momenti i bojkotit.