Friday, May 9, 2025

Gazetari Arben Ahmeti tregon detaje nga bisedat VV – PDK

Drejtori i mediumit Kanal10, Arben Ahmeti ka ndarë detaje nga takimi që kreu i VV-së, Albin Kurti e pati me atë të PDK-së, Memli Krasniqi.

Ahmeti bëri të ditur se gjatë javës së ardhshme do të ketë sërish konsultime mes dy partive.

Ai në edicionin special të seancës së 13-të tha se janë dy skenare që e presin vendin nga 15 maji.

Ka qenë një skenar në të cilin PDK dhe VV do të bashkqeverisnin duke e adresuar qysh në fillim të mandatit edhe çështjen e presidentit, dhe duke bërë disa ndryshime kushtetuese të cilat edhe do të rrisnin ingirencat e presidentit. Edhe do të mundësonin që presidenti pas pesë vitesh të zgjidhej drejtpërdrejtë nga qytetarët, duke e bërë pozicionin e presidentit edhe më të rëndësishëm. Më këtë javë kanë filluar të njoftohen akterët e PDK-së dhe VV-së për këtë proces, por është shumë larg që të realizohet. Ajo çka ne e  kemi informacion dhe pritet të ndodh javën e ardhshme do të ketë konsultime edhe më të fuqishme mes PDK-së dhe VV-së për dy çështje. Janë dy skenare që na presin nga 15 maji, e gjitha çka pritet të ndodh deri atëherë, është që VV-ja të konsumoj edhe një përpjekje të saj që të flas individualisht brenda grupeve dhe individëve të caktuar brenda LDK-së, meqë pritja e VV-së ka qenë që letra do të ngjallë shumë më shumë pakënaqësi dhe debat“, deklaroi ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer