E diel, 17 Nëntor, 2024

Gazetarja Emra: U godita me shishe, ma ndaloi frymën

Gazetarja e Artmotion Ulpiana Emra, ka folur rreth incidentit në palestrën “13 qershori” në Suharekë ku edhe u luajt finalja e Superkupës së baskebollit në mes të Trepçës dhe Pejës.

Emra në Sports Show në Klan Kosova tha se është goditur me shishe në shpinë nga ana e tifozëve.

” Momentalisht kam pak dhimbje, kam pasur dhimbje që nga ai moment, e cila ma ka ndalur frymëmarrjen”, tha Emra.

Ajo tha se gjendja e saj është stabile dhe se po ndjehet më mirë.

Ndeshja Trepça-Peja, u deshtë të ndërpritej për ca momente për shkak të hedhjes së gjësendeve nga tifozët.

Trepça e ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Pejën në finale.

Mitrovicasit triumfuan me rezultat të ngushtë 78-76, ndaj pejanëve.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer