Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se Dubova sot ka treguar mbështetje të madhe për të dhe për ekipin e tij.
Ai u shpreh se besimi i sinqertë i qytetarëve është motivimi më i madh për të vazhduar punën me përkushtim dhe vendosmëri në shërbim të zhvillimit të Pejës.
“Dubova sot dëshmoi fuqinë e besimit qytetar, duke na dhënë mbështetje të pakushtëzuar dhe duke vlerësuar punën tonë të deritanishme; kjo besë e sinqertë është motivimi ynë më i madh për të vazhduar me më shumë përkushtim e vendosmëri në shërbim të zhvillimit të Pejës,” ka deklaruar Muhaxheri.