Gazmend Muhaxheri (Pejë) po dëshmon çdo ditë se udhëheqësia e mirë bazohet në punë të ndershme, vizion të qartë dhe përkushtim të palëkundur ndaj qytetarëve.
Sipas hulumtimit të fundit të realizuar nga Instituti prestigjioz IDE, që merret me matjen e performancës së kryetarëve përmes anketave dhe analizave të detajuara, Gazmend Muhaxheri, Agim Aliu dhe Bali Muharremi janë vlerësuar si kryetaret më të mirët në nivel vendi.
Nën udhëheqjen e tyre, Peja, Suhareka dhe Ferizaj kanë përjetuar një zhvillim të jashtëzakonshëm në fusha kyçe si infrastruktura, arsimi, shëndetësia, transparenca financiare dhe përkujdesja sociale.
Gazmend Muhaxheri ka transformuar Pejën në një nga qytetet më të zhvilluara dhe atraktive në Kosovë, duke investuar fuqishëm në turizëm, kulturë, dhe projekte të mëdha infrastrukturore.
Ky vlerësim nga Instituti IDE nuk është rastësi, por rezultat i punës së palodhshme, integritetit të lartë dhe angazhimit të vazhdueshëm për t’i shërbyer qytetarëve me dinjitet dhe efikasitet.
Sot, Peja është shembull frymëzimi për gjithë Kosovën se si mund të ndërtohet një qeverisje lokale moderne, transparente dhe në funksion të mirëqenies së qytetarëve.