Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, gjatë ditës së sotme ka njoftuar se është asfaltuar rruga në lagjen ‘’Asllan Qeshme’’.
“Vazhdon rregullimi i infrastrukturës në lagjen Asllan Qeshme në Pejë, me të cilin rast është bërë asfaltimi i lagjes, ndërtimi i kanalit atmosferik, kanalit të ujërave të zeza dhe lirimi i hapësirave publike për një mjedis më të pastër dhe të sigurt për të gjithë’’, ka bërë të ditur Muhaxheri në Facebook.