Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me numër 52, Gëzim Qerimi, ka theksuar mbështetjen e madhe të qytetarëve për PDK-në gjatë tubimeve të mbajtura në Marinë, Abrinë e Poshtme, Murgë, Plluzhinë dhe Ticë.
Qerimi ka bërë të ditur se këto takime u karakterizuan nga energji, besim dhe përkrahje e fuqishme për vizionin e PDK-së, ndërsa ka zotuar se në Kuvendin e Kosovës do të angazhohet për iniciativa ligjore që mbrojnë vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Postimi:
Në Marinë, Abrinë e Poshtme, Murgë, Plluzhinë dhe Ticë, qytetarët edhe një herë dëshmuan mbështetjen e fuqishme për PDK-në.
Në këto tubime plot energji dhe besim, u zotova se si deputet do të inicoj norma ligjore që mbrojnë vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Liria jonë ka emra, ka histori dhe ka sakrifica. Si shoqëri, nuk guxojmë të lejojmë që të nëpërkëmben ata që, me gjakun dhe përkushtimin e tyre, na e sollën lirinë.
#PDK130
#BedriHamza1
#GëzimQerimi52