Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me numër 36, Rrezarta Krasniqi, ka vlerësuar lartë mbështetjen e qytetarëve në Gjakovë dhe Rahovec, duke e cilësuar entuziazmin për LDK-në si të jashtëzakonshëm në mbarë Kosovën.
Ajo ka theksuar se pas 28 dhjetorit, Kosova do të udhëhiqet ndershëm dhe me vizion nga LDK-ja, nën drejtimin e Kryeministrit të ardhshëm, Dr. Lumir Abdixhiku.
Postimi:
Entuziazmi i qytetarëve anembanë Kosovës për Lidhjen Demokratike të Kosovës është i jashtëzakonshëm.
Pas 28 dhjetorit, Kosova do të udhëhiqet ndershëm dhe me vizion nga LDK-ja me Kryeministër Dr. Lumir Abdixhiku.
Faleminderit Gjakovë e Rahovec! ✌️
#LDK123 #RrezartaKrasniqi36




