Drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë Publike në Komunën e Drenasit, Endrit Gllareva, ka vizituar nga afër punimët e projetit të ndriçimit që po bëhet në gjashtë fshatra të këtij qyteti, shkruan portali rajoni.org.
Drejtori Gllareva ka bërë të ditur së në kuadër të investimeve në rregullimin e infrastrukturës në Komunën e Drenasit në vetëm një muaj është realizuar ndriçimi i 20,000 metrave rrugë në fshatin Korroticë të Epërme, Fushëticë të Epërme, Vasilev, Çikatovë e Vjeter, Arllat dhe së fundmi në Zabel.
Postimi i plotë:
💡💡+20,000 metra ndriçim publik për më pak se një muaj, kemi punuar intensivisht me tri ekipe në terren.
Korroticë të Epërme, Fushëticë të Epërme, Vasilev, Çikatovë e Vjeter, Arllat dhe së fundmi në Zabel. Do të vazhdojmë edhe në pjesët e tjera të komunës tonë.