Nga njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në janë bërë gërmime në fshatin Marinë, ku janë hasur mbetje të eshtrave që dyshohet se i përkasin njeriut.
Sipas raportit 24 orësh bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në vitet 1998-99, ndërsa gërmimet janë bërë të enjten rreth orës 10:00 në Skenderaj të Mitrovicës.
Tutje bëhet e ditur se mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësia e IML-së për ekzaminim.
“Skenderaj, Mitrovicë 1998/9. Me 29.01.2026 – 10:00. Nga njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në janë bërë gërmime në fshatin Marinë, ku janë hasur mbetje të eshtrave që dyshohet se i përkasin njeriut. Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësia e IML-së për ekzaminim”, thuhet në raport.