Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Sipas informacioneve që posedon Insajderi, dyshohet se trupi i viktimës ka qëndruar në banesë për më shumë se 10 ditë.
Viktima, i lindur në vitin 1944, jetonte i vetëm dhe nuk kishte kontakte të shpeshta me të afërmit apo fqinjët.
Rasti është raportuar në Polici rreth mesnatës së datës 14 janar 2025.
Ekipet e hetuesisë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion për të përcaktuar shkakun e vdekjes.