E enjte, 7 Nëntor, 2024

Gjendet shëndosh e mirë 53-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Ferizaj

Është gjetur Hamide Jakupi, nga Rahovica e Ferizajt, e cila u raportua e zhdukur pak ditë më parë.

Mjekët tregojnë se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Lajmin për gjetjen e saj është bëre nga policia e Ferizajt.

“Me datë 03.09.2024 rreth orës 10:15 policia e stacionit në Ferizaj  ka pranuar një informatë se një person H. J (F/K) e moshës 53 nga fshati Rahovicë, Komuna e Ferizajt, e cila sipas ankuesve lëngon nga ka të meta mendore dhe është larguar nga shtepia dhe nuk dihej për fatin e saj. Më datë  03.09.2024 hetuesit rajonalë të mbështetur nga banorë të zonës kanë kërkuar, deri pas mensate, por pa sukses.

Ndërsa sot, datë 04.09.2024, me fillim në orët e para të ditës, sërish kanë filluar kërikim dhe hetuesit rajonal nga Sketori Rajonal i Hetimeve, të mbështetura edhe nga policë të rendit , FSK -ja, Njësia e Kërkim Shpëtimit me 8 operatorë, Njësia e K9, si dhe vullnetarë, banorë të zonës, në ora 10:45 rreth 1.5 km larg fshatit, në ara, është gjetur H.J në gjendje të mirë shëndetësore. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga Emergjenca Primare QKMF Ferizaj. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në raportin zyrtar të policisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer