Thursday, July 3, 2025

Gjeneral Bashkim Jashari pret në takim Gjeneral Giovanni Maria Iannucci

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim Komandantin e Komandës Italiane për Operacione të Përbashkëta, Gjeneral Giovanni Maria Iannucci.

Gjatë takimit të përbashkët, Komandanti i FSK-së i uroi mirëseardhje Gjeneral Iannucci dhe e njoftoi për zhvillimet dhe të arriturat e fundit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar fushat e bashkëpunimit bilateral dhe aktivitetet e përbashkëta.

Pastaj gjatë takimit u bisedua për pjesëmarrjen e FSK-së në trajnime bilaterale në Republikën e Italisë.

Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe mbështetja që ushtria italiane i ka dhënë Forcës së Sigurisë Kosovës gjatë procesit të zhvillimit te saj, me theks të veçantë mbështetja me trajnime në fusha të ndryshme profesionale dhe ushtarake.

Në fund të takimit Gjeneralët u zotuan në vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer