Thursday, May 8, 2025

Gjeneral Bashkim Jashari pret në takim Komandantin e KFOR-it, flasin për situatën aktuale të sigurisë vendore dhe rajonale

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani dhe Drejtorin e NALT-it (Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s) Gjeneral Brigade Dr. Sven Lange.

Gjeneral Jashari fillimisht e njoftoi Gjeneralin Barduani për zhvillimet në FSK, trajnimet, stërvitjet, operacionet dhe aktivitetet e tjera të FSK-së. Gjithashtu u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë vendore dhe rajonale.

Në fund të takimit gjeneralët diskutuan edhe për bashkëpunimin e tanishëm në mes të FSK-së dhe KFOR-it dhe u zotuan që të bashkëpunojnë tutje, në të mirë të sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer