Sunday, April 27, 2025

Gjeneral Bashkim Jashari priti në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Gjeneral Major Stephen Osborn, i cili është duke zhvilluar një vizitë zyrtare disa ditore në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Fillimisht të dy Gjeneralët diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet FSK-së dhe GKA-së, në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program).

Diskutimi u fokusua në avancimin e bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe GKA-së si në trajnime, shkollime, stërvitje dhe në aktivitete tjera të përbashkëta.

Pastaj, Jashari i shprehu mirënjohje të veçantë Gjeneralit Osborn për mbështetjen e ofruar nga GKA si partner strategjik bilateral në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.

Në anën tjetër, Gjeneral Osborn falënderoi Gjeneral Jasharin për lidershipin e tij në zhvillim dhe avansimin e FSK-së, gjithashtu ritheksoi gatishmërinë e GKA për të mbështetur FSK-në në rrugën e saj për zhvillim të mëtutjeshëm përmes ushtrimeve, trajnimeve dhe aktiviteteve tjera të përbashkëta.

Në fund në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së u prezantua plani 3-vjeçar i sinkronizuar i aktiviteteve në mes të dy forcave drejt arritjes së objektivave të përbashkëta.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer