Thursday, June 19, 2025

Gjeneral Bashkim Jashari viziton trupat e FSK-së në zonën e trajnimit në SHBA

Me rastin e Ditës së Vizitorëve të Shquar (DVDay), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizitoi personelin ushtarak të FSK-së, të cilët janë duke marrë pjesë në trajnimin për gatishmëri dhe dislokim në Qendrën e Trajnimit të Përbashkët të Gatishmërisë (JRTC), në Louisiana të ShBA-ve.

Me këtë rast Komandanti i FSK-së theksoi para pjesëtarëve se “kam nderin të ju drejtohem sot si Komandanti i FSK-së, ju dhe partnerëve të Gardës Kombëtare të Ajovës, me të cilët kemi krijuar një partneritet të fuqishëm, i ndërtuar për më shumë se një dekadë dhe që ka avancuar drejt trajnimeve të përbashkëta, duke kulmuar me përgatitjet për bashkë zbarkim në Lindjen e Mesme”.

Komandanti i FSK-së theksoi rëndësinë e arritjes së synimit tonë të përbashkët, për krijimin e një force profesionale, të ndërveprueshme me aleatët dhe partnerët, si dhe e aftë për të kontribuar në misione paqeruajtëse.

Sot ky synim është bërë realitet, falë përkushtimit të pjesëtarëve tonë dhe mbështetjes së palëkundur nga Garda Kombëtare e Ajovës, e udhëhequr nga Gjeneral Major Stephen Osborn.

Gjithashtu, Gjeneral Jashari falënderoi personelin e qendrës trajnuese të JRTC dhe të gjithë ata që e bënë të mundur realizimin e këtij procesi. Poashtu, shprehu mirënjohje të veçantë për pjesëtarët e FSK-së, që me përkushtim dhe profesionalizëm kanë treguar disiplinë dhe performancë të shkëlqyer duke përfaqësuar forcën tonë me dinjitet, në një ambient operacional shumëkombësh.

Gjeneral Jashari vlerësoi rëndësinë e pjesëmarrjes së FSK-së për herë të parë në një qendër trajnuese të këtij niveli, si një arritje e jashtëzakonshme e forcës. Ai i uroi suksese pjesëtarëve të FSK-së në misionin fisnik, si dhe shprehu gatishmërinë që si Komandant i FSK-së të ofrojë mbështetje të pa rezervë.

Të fundit

Shpallje

Shpallje

Shpallje e pavlefshme

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer