Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, me numër 11, Gjeneral Jakup Nura, ka zhvilluar takime qytetarë në Prellofc, Mikushnicë, Lubovec, Prekaz të Epërm dhe Prekaz të Poshtëm.
Gjatë këtyre takimeve u dëshmua edhe një herë lidhja e fortë dhe e qëndrueshme e qytetarëve me PDK-në, si dhe mikpritja dhe besnikëria që, sipas Nurës, përbëjnë vlera motivuese dhe obliguese për angazhimin e mëtejmë politik.
Postimi:
Në Prellofc, Mikushnicë, Lubovec, Prekaz të Epërm dhe Prekaz të Poshtëm, takime këto të cilat dëshmuan edhe një herë lidhjen e fortë dhe të qëndrueshme me Partinë Demokratike të Kosovës.
Mikpritja, mbështetja dhe besnikëria juaj janë vlera që na motivojnë dhe na obligojnë.
Në veçanti, Prekazi mbetet simbol i qëndresës, sakrificës dhe besimit në idealet tona.
Fjalët dhe energjia pozitive e qytetarëve na japin forcë për rrugën përpara.
Faleminderit për besimin dhe përkrahjen e palëkundur ndaj PDK-së.
#PDK130
#BEDRIHAMZA1
#JAKUPNURA11