E shtunë, 28 Shtator, 2024

Gjeneral Nuredin Lushtaku i qepon pushtetit Nura, ia publikon me dokument skandalin tjetër

Ish bashkëluftetari i Adem Jasharit dhe kreu i partisë “IDEAL”, Gjeneral Nuredin Lushtaku ka publikuar në rrjetin social një tjetër skandal të pushtetit të PDK’së në Skenderaj, shkruan portali rajoni.org.

Ai në këtë status sërish i është drejtuar Fadil Nures me kryetar në thojza duke e aluduar në pafuqinë e tij.

Tutje Nuradin Lushtaku ka publikuar edhe 6 gjobat të cilat kësaj rradhë i ka marrë kushëriri i Fadil Nurës, i cili udhëheq si U.D. e drejtorit të QKMF-së.

“Pas shkeljeve, të cilat i kemi bërë publike ditë më parë, ku “kryetari” Nura u gjobit nga inspektorati i punës me NJËMIJË E PESQIND (1,500) Euro gjobë për shkeljet lidhur me shkarkimin e paligjshem të zevends drejoreshës, tani pasojnë edhe Gjashtë (6) gjoba nga 500 Euro, për vartësin, kushëririn e tij U.D. të DREJTORIT TË QKMF-së Bashkim Nura, pikërisht për shkelje të dispozitave ligjore lidhur me punëtorët e QKMF-së në Skënderaj”, ka shkruar ndër të tjera Nuredin Lushtaku.

Postimi i plotë:

NUK PRESIM MË MIRË NGA NJË QEVERISJE ME DAJË, KUSHËRI DHE BEDEL

Siç duket paria e Skënderajt fare nuk mërziten për ligjet e Republikës së Kosovës dhe respektimin e tyre. Pas shkeljeve, të cilat i kemi bërë publike ditë më parë, ku “kryetari” Nura u gjobit nga inspektorati i punës me NJËMIJË E PESQIND (1,500) Euro gjobë për shkeljet lidhur me shkarkimin e paligjshem të zevends drejoreshës, tani pasojnë edhe Gjashtë (6) gjoba nga 500 Euro, për vartësin, kushëririn e tij U.D. të DREJTORIT TË QKMF-së Bashkim Nura, pikërisht për shkelje të dispozitave ligjore lidhur me punëtorët e QKMF-së në Skënderaj.

Ky pra është rezultati i vizitave të Shpeshta nga dy të parët e komunës në QKMF, për rregull e respektim të ligjit ata nuk shkojnë në vizita aq të shpeshta, mirëpo vetëm për ta devijuar ligjin dhe statutin e QKMF-së , prandaj e shkarkuan dajën, dhe e emruan kushëririn U.D. sepse daja nuk iu bind urdhërave të tyre u bë i pa dëgjueshëm për t’i kapërdirë shkeljet që i kërkonin dy të parët e komunës.

Pra të dashur qytetarë, kjo është “transparenca” e kësaj qeverisje, janë rekord në shkelje të ligjit dhe të drejtave të punëtorit, po të kishte shpërblim për komunat se cila keq-qeveriset më së tepërmi, ku keqperdoret paraja publike dhe prona publike më shumë, padyshim për këta do të ishte i rezervuar vendi i parë.

Ditëve në vijim vazhdojmë me publikimin e shkeljeve tjera të kësaj qeverisje “transparente”

N.L

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer