Gjeneral Nuredin Lushtaku jep 5 arsye pse numri 5 duhet të jetë në Kuvend

0

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-NISMA-IDEAL, Nuredin Lushtaku, ka dhënë 5 arsye pse duhet të jetë në Kuvend.

Ai ka thënë se këto arsye janë: njeri i fjalës dhe i besës, I dëshmuar në luftë dhe në paqe, përfaqësim dinjitoz i Skenderajt, mbrojtës i palëkundur i vlerave të luftës dhe të veteranëve të UÇK-së, shtytës i projekteve për Drenicën dhe Kosovën.

Postimi i plotë:

5 arsye pse numri 5 duhet të jetë në Kuvend!

Me numrin 5, nga koalicioni AAK-NISMA-IDEAL (137), ai nuk është kandidat i zakonshëm – është njeriu i fjalës, i besës dhe i veprave! Skenderaj ka nevojë për zërin e tij në Kuvend, Drenica ka nevojë për forcën e tij, Kosova ka nevojë për vendosmërinë e tij!

🔴 Pse duhet ta votoni?

1️⃣ Njeri i fjalës dhe i besës – Jo premtime boshe, por fjalë që mbahen!
2️⃣ I dëshmuar në luftë dhe në paqe – Ka luftuar për lirinë, tani lufton për të drejtat tuaja!
3️⃣ Përfaqësim dinjitoz i Skenderajt – Jo vetëm gjatë fushatës, por për 4 vjet në Kuvend!
4️⃣ Mbrojtës i palëkundur i vlerave të luftës dhe të veteranëve të UÇK-së – Kush s’e mbron të kaluarën, s’mund ta ndërtojë të ardhmen!
5️⃣ Shtytës i projekteve për Drenicën dhe Kosovën – Zhvillimi nuk vjen vetë, dikush duhet ta çojë përpara!

🗳️ Më 9 shkurt, merreni vendimin e duhur – votoni 137, votoni numrin 5! 🇽🇰