Wednesday, June 18, 2025

Gjeneral Nuredin Lushtaku: Nderim për dëshmorët në ditën e çlirimit të Skënderajt

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Skënderajt, Gjeneral Nuredin Lushtaku bashkë me bashkëluftëtarë e qytetarë, ka vendosur kurora lulesh pranë Shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Morinë, shkruan rajoni.org.

Tutuje, Lushtaku ka nderuar edhe heroinën Zahide Jashari, nënën e legjendave të kombit Adem e Hamëz Jashari, duke bërë homazhe pranë bustit të saj në qytet, bust i cili ndodhet pranë çerdhes që mban emrin e saj.

Postimi:

Sot, në nderim të Dëshmorëve të Kombit, për nder të Ditës së Çlirimit të Skënderajt si dhe Ditës së Dëshmorëve të Kombit, bëmë homazhe pranë Shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, si dhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Morinë.
Gjithashtu, për të nderuar jetën dhe veprën e heroinës Zahide Jashari, nënës së Legjendave të Kombit Adem dhe Hamëz Jashari, bëmë homazhe pranë bustit të saj, emrin e së cilës e mban çerdhja e qytetit.

Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët dhe martirët që ranë për lirinë e vendit!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer