Kandidati për deputet nga rrashe e kualicionit, AAK – NISMA, Gjeneral Nuredin Lushtaku, ka takuar veteranët me rastin e Ditës së Veteranit, shkruan portali rajoni.org.
Lushtaku ka shtuar së sakrifica e brezit të luftës do të vlerësohet dhe respektohet siç e meriton.
Postimi i plotë:
Sot, bashkë me Ramush Haradinajn dhe Ali Ahmetin patem kënaqësinë të takojmë bashkëluftëtarë nga e gjithë Kosova, ku diskutuam për sfidat dhe problemet që na prekin si kategori.
Biseda jonë u fokusua në rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit për të adresuar çështjet që lidhen me të drejtat dhe mirëqenien e luftëtarëve. Ishte një moment i vlefshëm për të ndarë ide, përvoja dhe për të përcaktuar hapa të përbashkët për të ardhmen.
Angazhimi ynë mbetet i palëkundur për t’u siguruar që sakrifica jonë dhe ajo e gjithë brezit të luftës të vlerësohet dhe të respektohet siç e meriton.
#nuredinlushtaku5
#IdealpërKosovën