Bashkuftetari i Adem Jasharit, njëherit kandidati për deputet me numër 5 nga rradhet e koalicionit AAK-NISMA, Gjeneral Nuredin Lushtaku, ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025, shkruaj portali rajoni.org.
Ai fushatën e hapi duke bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Lushtaku ka thënë së Familja Jashari, me Komandantin Legjendar Adem Jashari, Hamzën, Shabanin dhe të gjithë anëtarët e tjerë të saj, janë lulja më e bukur e lirisë së Kosovës.
“Një lule përjetësie për Heronjtë e Lirisë, Familjen Legjendare Jashari”, ka shkruar Gjeneral Lushtaku.
Postimi i plotë:
Familja Jashari, me Komandantin Legjendar Adem Jashari, Hamzën, Shabanin dhe të gjithë anëtarët e tjerë të saj, janë lulja më e bukur e lirisë së Kosovës. Në dimrin e acartë të sakrificës së tyre, lulëzoi një ndjenjë që nuk do të vyshket kurrë – simboli i lirisë dhe pavarësisë së kombit shqiptar. Gjaku dhe qëndresa e tyre u bënë themeli i shenjtë i rrugës sonë drejt lirisë.
Sot, me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje dhe respekti, bashkë me Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn dhe kandidatët për deputetë nga koalicioni ynë, vendosëm nga një lule në secilin varr të Familjes Jashari, si shenjë përuljeje për sakrificën e tyre të madhe.
Lavdi Familjes Legjendare Jashari!
Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit shqiptar!