Bashkëluftetari i Adem Jasharit, Gjeneral Nuredin Lushtaku, kryetar i IDEAL dhe kandidat për deputet i koalicionit AAK – NISMA, pas një takimi të zhvilluar në Vushtrri, ka thënë se ky qytet i ka thënë ‘‘Po’’ kësaj listë, dhe kandidates për deputete Xhevahire Izmaku, shkruan portali rajoni.org.
Tutje Lushtaku ka thënë së për koalicionin AAK-NISMA-IDEAL është votë për fitoren e KOSOVËS!
Postimi i plotë i Gjeneral Nuredin Lushtakut:
Faleminderit nga zemra për besimin dhe mikëpritjen tuaj të ngrohtë, Vushtrri!
Sonte, në qytetin e vlerave kombëtare dhe kulturore, bashkë me Komandant Çelikun, Fatmir Limajn, dhe kandidatët tanë për deputetë, u mblodhëm për të mbështetur vlerat dhe vizionin e një gruaje të jashtëzakonshme, Xhevahire Izmaku, e cila është simbol i përkushtimit, guximit dhe përfaqësimit të denjë për Vushtrrinë dhe gjithë Kosovën.