Kryetari i listës “Ideal”, Gjeneral Nuredin Lushtaku ka uruar ditëlindjen e 58-të të Kadri Veselit, duke e konsideruar një figurë qendrore në historinë e re të Kosovës, i cili më shumë se gjysmën e jetës ia ka kushtuar shërbimit ndaj atdheut dhe çështjes kombëtare, shkruan rajoni.org.
“Edhe pse këtë ditëlindje po e pret padrejtësisht në Hagë, të uroj nga zemra shëndet, forcë dhe lirim sa më të shpejtë.
Uroj që shumë shpejt të jesh pranë familjes, miqve dhe gjithë atyre që të duan e të çmojnë” – ka shkruar Lushtaku në urimin e tij ./Rajoni.org/