E shtunë, 4 Janar, 2025

Gjeneral Nuredin Lushtaku uron Vitin e Ri 2025: Të hyjmë në këtë vit me besim dhe guxim për të ndjekur ëndrrat tona

Bashkëluftëtari me i afërt i Adem Jasharit dhe kandidatj për deputete nga rradhet e koalicioniy AAK-NISMA, Gjeneral Nuredin Lushtaku, ka uruar qytetarët me rastin e ndërrimit të moteve, shkruan portali rajoni.org.

Përmes një postimi në rrjetin social “facebook”, Lushtaku është shprehur optimiste për një vit më të mirë për vendin.

“Le të jetë 2025-ta një vit i paqes, bashkimit dhe përparimit për të gjithë ne. Të hyjmë në këtë vit të ri me besim dhe guxim për të ndjekur ëndrrat tona dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin tonë të dashur”, ka thënë Gjeneral Lushtaku.

Mesazhi përfundon me urimin: “Gëzuar 2025!”

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, familjarë, miq dhe shokë,

Gëzuar Vitin e Ri 2025!

Edhe pak momente na ndajnë nga viti i ri 2025, ku nepërmjet këtij postimi dua t’ju uroj një vit të ri plot gëzim, shëndet dhe suksese për ju dhe familjet tuaja.

Le të jetë 2025-ta një vit i paqes, bashkimit dhe përparimit për të gjithë ne. Të hyjmë në këtë vit të ri me besim dhe guxim për të ndjekur ëndrrat tona dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin tonë të dashur.

Gëzuar 2025!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer