Xhevahir Geci, kandidat i PDK-së për deputete ka njoftuar se sot feston ditëlindjen e 58.
Ai ka ndarë pamje, teksa kolegët e partisë i bëjnë befasi një tortë.
“Dua të i falenderoj dhe shpreh mirënjohjen time të thellë për bashkëpunëtorët e mi, që së bashku me kryetarin Sami Lushtaku dhe kandidatët për deputet kanë pregatitur këtë befasi për mua, me rastin e ditëlindjes sime. Gjithashtu i falenderoj të gjithë ata që kanë ndarë kohën për të më uruar, ku çdo mesazh, telefonatë apo postim më ka bërë të ndihem i vlerësuar. Përkundër që vitet po shkojnë, unë sot më shumë së kurrë po ndihem i fortë dhe energjik, po ndihem si 35 vjeçar.Ju falenderoj nga zemra për kohën dhe kujdesin tuaj!“, ka shkruar Geci.