Thursday, March 6, 2025

Gjeneral Xhevahir Geci pas zgjedhjes si deputet: Do të jem gjithmonë pranë jush dhe me ju

Gjeneral Xhevahir Geci e ka konfirmuar se do të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e ardhshme, shkruan rajoni.org.

Ai ka thënë së ky rrugëtim i ri si deputet, pas një karriere të gjatë ushtarake, nuk është fillimi i një angazhimi të ri, por vazhdimi i një përkushtimi që ka nisur mbi 35 vite më parë – në betejën për lirinë Kosovës dhe ndërtimin e shtetit të saj.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë dhe të dashur miq,

Gjatë muajve të fundit kemi qenë bashkë në një rrugëtim të ngarkuar, por tepër të vlefshëm. Kam pasur privilegjin të takoj shumë prej jush, të dëgjoj shqetësimet dhe pritshmëritë tuaja, si dhe të ndaj vizionin tim dhe të Partisë Demokratike për një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Jam thellësisht mirënjohës për besimin dhe mbështetjen tuaj. Falë votës dhe përkrahjes së 21,699 qytetarëve të Kosovës dhe diasporës sonë, do të kem nderin dhe përgjegjësinë të jem deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ky rrugëtim i ri si deputet, pas një karriere të gjatë ushtarake, nuk është fillimi i një angazhimi të ri, por vazhdimi i një përkushtimi që ka nisur mbi 35 vite më parë – në betejën për lirinë Kosovës dhe ndërtimin e shtetit të saj.

Do të jem gjithmonë pranë jush dhe me ju, duke përdorur gjithë potencialin tim që zëri juaj të dëgjohet dhe të realizojmë së bashku ndryshimet që kemi premtuar.

Faleminderit nga zemra për besimin tuaj!

I juaji,
Xhevahir Geci

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer