Përplasja mes Xheneta Fetahut dhe Drilon Ramës ka vazhduar në shtëpinë më të famshme në vend.
Modelja u shpreh se ka nevojë që të ketë një mashkull afër vetes për çka e pyeti boksierin se ku është problemi i tij në këtë aspekt.
“Kam nevojë me pas një mashkull afër meje dhe ndihna më e fortë kur e kam një mashkull, çka të intereson ty se çfarë kam unë nevojë. Mbase ti që ske qenë kurrë nën mbrojtjen e një femre është problemi yt – je i prapambetur”, tha ajo.

Driloni ndër të tjerash i tha Xhenetës që të shkojë e të prekë Gjestin poshtë jorganit pasi në kamera nuk ka guxim.
Në këtë debat u përfshi edhe këngëtari, i cili e mbështeti atë duke thënë se nuk ka guxim të tregojë se çfarë ndodhi nën jorgan.

“Nuk ka guxim para kamerës, përderisa i thu njërit ‘ex’ pse nuk e thua të vërtetën. Ti kur t’i thuash ‘ex’ dikuj mbaje fjalën dhe mos u fsheh nën jorgan e me u prek por qite në publik. Nuk më ki ‘ex’ përderisa prekesh me mua nën jorgan – jo Xheneta kjo nuk pinë ujë”, theksoi Gjesti.
Xheneta u betua se nuk e ka prekur e as nuk i ka thënë Gjestit që ta prekë, por për këtë e kundërshtoi sërish artisti pejan.
