Një qytetar i komunës së Skenderajt, respektivisht i fshatit Kopiliq i Ulët i kësaj komune ka treguar një gjest njerëzor dhe human sot në orët e paraditës në stacionin policorë në Skenderaj, shkruan portali rajoni.org.
Kështu ky qytetar, ka gjetur një portofol më një shumë parash të cilat i ka dorëzuar në stacionin policor të Skenderajt personeli i të ciliit e ka vlërsuar lartë këtë gjest human të islamit .
Sipas burimeve të portalit rajoni.org brenda stacionit policorë kanë zbuluar se shuma prej 1 mije e 360€ është gjetur nga qytetari Islam Rexhaj në rrugën “18 qershori”.
Pronari i parave është identifikuar dhe është kontaktuar, ai ka ardhur në stacion e ka marrë kuletën me para dhe ka deklaruar se asgjë nuk i mungon.
Ky nuk është rast i vetëm kur qytetarët i kthejnë gjërat e gjetura./Rajoni.org/