Një incident ka ndodhur mbrëmë në fshatin Jashanicë të Klinës rreth orës 22:00.
Tre persona kanë mbetur të lënduar, si shkak i përleshjes me persona të panjohur deri më tani për organet e rendit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se njëri nga të tre është lënduar me armë zjarri. Ai ka thënë se personi në fjalë është në gjendje të rënduar shëndetësore.