Një rast i përdorimit të armës është raportuar dje rreth orës 12:15 në fshatin Korroticë e Poshtme të Drenasit.
Sipas policisë, një person i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër.
Njësiti policor ka arritur të konfiskojë pistoletën me të cilën dyshohet se është kryer veprimi, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar shtatë gëzhoja.
I dyshuari është intervistuar dhe, pas konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.