Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme, shkruan portali rajoni.org.
E të shtëna të tilla me armë u shkrepën edhe sot në një aheng në komunën e Skenderajt.
Rajoni mëson së arma bashkë me gëzhojat e gjetura në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.
Po ashtu portali rajoni.org mëson së i dyshuari L. Hajrizi 36-vjeçari nga Kotorri i Skenderajt është shoqëruar në stacion policor.
Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka urdhëruar që 36-vjeçari të hetohet në liri për veprën penale ’’ mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armës” dhe “përdorim i armës’’.