Është arrestuar një person në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt, pasi që i njëjti në një aheng familjar, ka shtënë me armë zjarri, shkruan portali rajoni.org.
Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit dhe pesë gëzhoja të kalibrit 9 mm.
Lidhur me rastin, pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./Rajoni.org/