Mesa duket nuk ka qenë një natë e rehatshme për banoret e ‘Big Brother VIP Albania’.
Në orët e para të mëngjesit Danja, Valbona, Loredana dhe Egli kanë bërë disa nga banoret me miell, njëri ndër ta ishte edhe Gjesti.
Teksa këngëtari ishte në gjumë dhe vëren se po e gjuajnë me miell, ai ka bërë të njëjtin veprim duke ia gjuajtur atyre miellin në fytyrë.
E bërë e gjithë shtëpia me miell, vëllai madh organizoi menjëherë që vajzat duhet të pastrojnë ambientin e ‘Big Brother’.