E martë, 19 Nëntor, 2024

Gjykata anulon vendimin e Qeverisë për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve

Gjykatëa Themelore në Prishtinë, ka aprovuar në tërësi kërkesëpadinë e paditëses- Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, ndërsa ka anuluar si të kundërligjshëm vendimin e të paditurës- Qeveria e Republikës së Kosovës, për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të 23 nëntorit 2022, duke e lënë kështu në fuqi vendimin e 12 shkurtit 2020.

Gjykata në frymën e Kushtetutës së Republikës se Kosovës, dispozitave ligjore të lartcekura, Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, instrumenteve ndërkombëtare dhe praktikave gjyqësore të vendeve të ndryshme evropiane erdhi në përfundim se, vendimi kontestues i të paditurës nuk është i bazuar në ligj, andaj gjykata, kërkesëpadinë e paditëses e aprovoi si të bazuar duke anuluar vendimin e të paditurës, Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 23.11.2022, me numër të referencës Nr.03/109, si të kundërligjshëm dhe duke lënë në fuqi vendimin i datës 12.02.2020 me numër 01/02 , e nxjerr nga Qeveria e Republikës se Kosovës, ashtu si në dispozitiv të këtij aktgjykimi”, thuhet në vendimin e Themelores.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer