Saturday, January 10, 2026

Gjykata Kushtetuese rrëzon 12 ligje të Qeverisë Kurti

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një numër të konsiderueshëm ligjesh të miratuara nga shumica parlamentare e Qeverisë Kurti gjatë legjislaturës së kaluar, duke i shpallur antikushtetuese 12 prej tyre. Nga gjithsej 15 ligje të kontestuara nga PDK-ja, vetëm tri kanë kaluar filtrin e kushtetutshmërisë dhe kanë mbetur në fuqi.

Sipas aktgjykimit të publikuar sot, Gjykata Kushtetuese, me pesë vota pro dhe dy kundër, ka konstatuar se 12 vendime të Kuvendit, përmes të cilave ishin miratuar ligje të propozuara nga Qeveria Kurti, nuk janë në përputhje me nenet 4, 7, 74, 76 dhe 77 të Kushtetutës së Kosovës.

Ndërkohë, tri ligje të tjera – ai për Bankat, Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut dhe Gjykatën Administrative – janë vlerësuar në përputhje me Kushtetutën.

Ndërkohë ka shfuqizuar:

Ligjin kundër dukurive negative në sport

Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit

Ligjin për provimin e maturës shtetërore

Ligjin për Banim Social dhe të Përballueshëm

Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditi

Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale

Ligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore

Ligjin për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore

Ligjin për Inspektoratin Qendror të mjedisit, ujërave, natyrës, ndërtimit si dhe mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore)

Ligjin për Lojërat Mesdhetare.

Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, Kuvendi gjatë miratimit të 12 ligjeve antikushtetuese, të gjitha të hartuara nga Qeveria Kurti sipas zotimeve dhe programit të saj politik, shkeli nenin kushtetues që rregullon formën e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit në vend; atë që përcakton vlerat themelore të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës; nenin që rregullon ushtrimi i funksionit të të zgjedhurve të popullit; atë që rregullon funksionimin e Kuvendit sipas rregulloreve të punës; dhe nenin e Kushtetutës që rregullon dhe përcakton rolin e komisioneve parlamentare në Kuvend.

VENDIMI

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer