Profesori universitar dhe ministri nën hije i PDK’së, Perparim Gruda, ka reaguar pas vendimin të Kushtetueses për Zyrtarët Publikë.
Ai ka bërë me dije se Gjykata Kushtetuese ka rrezuar përpjekjet e pushtetit.
Gruda, i cili e ka përpiluar lëndën për të dërguar në Kushtetuese, ka treguar se gjykata ka pranuar shumicën e dispozitave që kanë kontestuar.
“Gjykata Kushtetuese ka shpallur jokushtetuese një pjesë të madhe të dispozitave të Ligjit për Zyrtar Publik, të cilin Partia Demokratike e Kosovës e ka dërguar për kontroll të kushtetushmërisë para disa muajve.
Shkelja e Kushtetutës tashmë është normë e punës së Qeverisë së Kosovë,” ka shkruar Gruda në facebook.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se disa dispozita të Ligjit për Zyrtarët Publik nuk janë në përputhshmëri me Kushtetutën.
Gjykata ka vendosur që Ligji i kontestuar t’i dërgohet Presidentes për shpallje, pa dispozitat e konstatuara në kundërshtim me Kushtetuetën dhe ka urdhëruar Kuvendin që brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e Aktgjykimit të ndërmarrë veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e disa paragrafeve të këtij ligji.