E martë, 24 Dhjetor, 2024

Gjykata Speciale arreston ish pjesëtarin e UÇK-së nga Drenasi

Sot në orët e mëngjesit është arrestuar ish pjesëtari i UÇK-së, Sabit Jonuzi nga Fushtica e Drenasit.

Ai është arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale.

Avokati i Sabit Jonuzit, Kushtrim Bytyqi e ka konfirmuar arrestimin e tij për IndeksOnline.

Bytyqi bëri të ditur gjithashtu se gjatë ditës së djeshit Jonuzi është intervistuar në selin e EULEX-it.

“Po është arrestu sot në mëngjes. Ai dje është intervistuar në seli të EULEX-it në Fushë Kosovë. Më gjasë tani besoj ka mbërri në Hagë, sepse njoftimin e ka pas se ka me u nis mëngjes. Sabiti në fillim të muajit maj është bastis, iu ka sekuestru telefoni”, ka thënë avokati i tij Kushtrim Bytyqi

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer