Selektori i Kosovës, Primozh Gliha, ka fajësuar arbitrat për humbjen nga Rumania. Ai ka thënë se kriteri nuk ishte i njëjtë.
“Penallti për ata, penallti jo për ne. Situata ishte shumë e vështirë. Kishim shanse shumë të mira por nuk shënuam dhe kjo është kjo. Kemi pasur shanse të shumta sidomos në pjesën e parë. Vedati pati shanse të mira, Zhegrova po ashtu.
Katër shanse me dhjetë lojtarë, bëhet e vështirë. Duhet të themi disa fjalë për referët. Nuk i kuptoj disa vendime të tyre. Kriteri i referëve ishte problemi. Duhet të jetë i njëjtë për të dy ekipet”, ka thënë Gliha. Ai ka folur edhe për ndërprerjen.
“Natyrisht se nuk ishte ndeshje e zakonshme për ne. Ishte ndeshje me presion. Ne nuk prisnim diçka të tillë. Këtu nuk ka politikë, është lojë. Do të jetë problem për ata”, ka theksuar Gliha. /koha/