Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person mbrëmë rreth orës 21:30 në qytetin e Istogut si të dyshuar për dhunë në familje, shkruan rajoni.org.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht me grushte bashkëshorten.
Në mes të përleshjes është futur edhe djali i tyre i cili ka ndërhy për t’i larguar, por i dyshuari duke i kërcënuar të dy i kishte larguar nga shtëpia
Mësohet së viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Rajoni.org/