Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 55, Valon Grabovci, ka shprehur mirënjohjen për pritjen e ngrohtë dhe mobilizimin e strukturave të partisë në Suharekë, të udhëhequra nga kryetari i degës, Dardan Berisha.
Grabovci theksoi angazhimin e të gjithëve për fitoren e Bedri Hamzës si kryeministër, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për përparimin e Kosovës.
“ I nderuar nga pritja e ngrohtë dhe mobilizimi i strukturave nga kryetari i degës z. Dardan Berisha dhe disa nga përfaqësuesit e nëndegëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë.
Të bindur dhe të angazhuar në fitoren e Bedri Hamzës për kryeministër! #KosovaMaMirë #MeBedriHamzen
#PDK131 #ValonGrabovci55”, ka shkruar Grabovci në facebook.