Pas ndryshimeve të fundit në stafin menaxhues të KF Drenica, Bordi ka marrë vendim unanim, që në pozitën e Sekretarit të Klubit, të emërojë z. Granit Musliun.
Granit Musliu është jurist i diplomuar, ka përvojë pune në institucionet publike në Ministrine e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe dy vite ka qenë nenkryetar i Komisionit te Pavarur për Media.
Ai për më shumë se tri vite ofron sherbime te konsulences ligjore dhe të qeverisjes korporative pranë një kompanije te auditimit, kontabilitetit dhe konsulences ligjore.
Me kerkesën dhe vullnetin e tij të plotë e të lirë, Musliu ka shprehur gatishmerinë për të ndihmuar klubin, pro-bono, të paktën deri me 31.06.2024, në rolin e Sekretarit të klubit Drenica.
Bordi i KF Drenica, është i përkushtuar që përveç aspektit sportiv, të ndërmarrë veprimet e nevojshme edhe në aspektin organizativ në mënyrë që të këtë përmirësime në menaxhimin e klubit dhe organizimin e tij.
Si rezultat i punës së Bordit të klubit, shumë shpejtë do të prezantohet edhe një marrëveshje shumë e rendësishme në fushën e menaxhimit të FC Drenica.
Klubi Futbollistik ‘Drenica’, dalë nga dalë po merr formën e duhur të një klubi profesionist dhe të mirë organizuar për çka , ne besojmë se ky angazhim dhe kjo punë e drejtuesëve të klubit do të këtë influencë edhe në aspektin e sukseseve sportive.