E diel, 22 Shtator, 2024

Granit Xhaka në formacionin e javës në Bundesligë

Granit Xhaka ka bërë një rikthim të bujshëm në Bundesliga.

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane u largua në këtë verë nga Arsenali për t’iu bashkuar Bayer Leverkusenit të Xabi Alonsos.

Qysh në ndeshjen e tij të parë me Farmacistët, Xhaka ia ka dalë të futet në formacionin e javës së përzgjedhur nga mediumi gjerman, Kicker.

Mesfushori preku 57 herë topin dhe pati 85 për qind të pasimeve i pati të sakta në fitoren 3-2 të Leverkusenit ndaj RB Leipzigut.

Xhaka ka luajtur plotë 90 minuta në këtë takim dhe duket se do të jetë lojtari i tyre kyç në këtë sezon në mesfushë.

Formacioni i përzgjedhur nga Kicker: Frederik Ronnow (Union Berlin); Jeremie Frimpong (Bayer 04 Leverkusen), Odilon Kossounou (Bayer 04 Leverkusen), Ozan Kabak (TSG Hoffenheim), Alphonso Davies (FC Bayern München); Granit Xhaka (Bayer 04 Leverkusen), Silas Katompa Mvumpa (VfB Stuttgart), Leroy Sané (FC Bayern München), Dani Olmo (RB Leipzig), Chris Führich (VfB Stuttgart); Kevin Behrens (Union Berlin). /Telegrafi/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer