Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre, shkruan portali rajoni.org.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në qytetin e Skenderajt, ku një burrë dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Ndaj të riut që po dyshohet për dhunë në familje, Prokurori nuk ka urdhëruar masën e ndalimit policor, por vetëm inicimin e rastit dhe lirimin e tij për t’u hetuar në procedurë të rregullt. Ndërsa gruaja ka shkuar të jetojë te familja e saj./Rajoni.org/