E premte, 20 Shtator, 2024

Guardiola: Ajo që arritën sezonin e shkuar ndodh vetëm një herë në jetë

Sezoni i kaluar mund të thuhet me plot gojë se ishte sezoni më i mirë i “qytetarëve” të Manchester City, në historin e këtyre të fundit, teksa arritën të realizonin “tripletën” e famshme, duket fituar trofetë e Champions League, Premier League e FA Cup, gjë e cila nuk ndodhte që prej vitit 1999, kur asokohe “tripletën” e arrinte Manchester United.

Në prag të ndeshjes hapëse të Premier League, ndaj Burnley, që do të zhvillohet mbrëmjen e kësaj të premteje, tekniku Pep Guardiola ka folur në konferencën për shyp nga ku është shprehur se ajo që skuadra bëri sezonin e kaluar është e pamundur për t’u arrirë, teksa ndodh vetëm një jetë.

“Unë nuk mendoj se është e mundur të bëjmë atë që bëmë sezonin e kaluar. Ndodh një herë në jetë. U thashë lojtarëve “harrojeni”. Ne kemi ngjitur malin më të lartë sezonin e kaluar me atë që kemi bërë, por dy ditët e fundit kemi zbritur nga mali me të gjithë të tjerët, me të njëjtat qëllime.

Do të ketë shumë vështirësi për t’u ngjitur në pjesën më të lartë të mundshme të malit. Futbolli ynë, sjelljet dhe mentaliteti do të diktojë se si do të jetë sezoni ynë. Ajo që kemi bërë mbetet në zemrën dhe në mendjen tonë, sa bukur ishte, por ka mbaruar. Çdo sezon fillon nga zero.

Por historia flet vetë: kur arrin atë që kemi bërë, është e pamundur të përsëritet. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë dhe shpresojmë se tifozët tanë dhe ne mund ta kuptojmë sa e vështirë ishte dhe thjesht të përpiqemi të marrim një rezultat të mirë kundër Burnley, Neëcastle e Sheffield United, ndeshje pas ndeshje. Jo më shumë se kaq”,- u shpreh tekniku Guardiola.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer