Dega e Listës Guxo në Mitrovicë ka kritikuar ashpër qeverisjen aktuale komunale të udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke e akuzuar për mungesë të vizionit dhe përkujdesjes ndaj mjedisit urban, shkruan rajoni.org.
“Në një qytet me 4 lumenj, Mitrovica nuk ka thatësi. Barin dhe gjelbërimin e ka kapluar thatësia e ideve të PDK-së në qeverisje”, thuhet në reagimin e Listës Guxo.
Sipas tyre, qyteti po vuan nga një gjendje mjeruese sa i përket hapësirave të gjelbra dhe planifikimit urban, duke e bërë të pashmangshëm ndryshimin.
“E këtë gjendje mjeruese kurrë nuk do ta shihni më nga viti i ardhshëm”, thuhet në përmbyllje të deklaratës, duke lënë të kuptohet se Lista Guxo do të jetë aktive në garën për qeverisjen lokale në zgjedhjet e ardhshme.