Derisa Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sekretaren e saj, Aida Doli, për pozitën e nënkryetares së Komunës, edhe subjekti politik GUXO ka dalë me kandidatin e tij.
Burime të “Jepi zë” nga takimet e brendshme bëjnë të ditur se kryetari i Komunës, Faton Peci, ka propozuar Enis Osmanin për pozitën e nënkryetarit.
Osmani konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Pecit dhe dyshja njihen prej një kohe të gjatë.
Së shpejti pritet të merret vendimi se cili nga kandidatët do ta marrë pozitën numër dy në Komunë.