Partia GUXO e ministrit në detyrë, Faton Peci, ka hedhur kritika ndaj qeverisjes aktuale komunale mbi gjendjen e rrugës “Ali Zeneli”.
Kjo parti përmes një postimi gjendjen e rrugës e cilësoi si simbol i dështimit.
Në postim thuhet se qeverisja aktuale komunale ka dështuar.
Postimi:
Rruga “Ali Zeneli” në Mitrovicë është bërë simbol i dështimit.
Mitrovica dhe Rruga Ali Zeneli meritojnë një trajtim shumë më të mirë. Pamjet e sotme janë të tmerrshme dhe tregojnë qartë rëndësinë që ka pasur kjo rrugë për komunën e Mitrovicës.
Qytetarët meritojnë trajtim dinjitoz dhe punë më efikase, por fatkeqësisht kjo qeverisje ka dështuar. Kjo gjendje do të marrë fund në tetor.