Erling Haaland është një makineri e vërtet e golit.
Ylli norvegjez është bërë protagonist në futbollin evropian në vitet e fundit duke shkëlqyer fillimisht me Salzburgun, për të vazhduar më pas me Borussia Dortmundin dhe tash me Manchester Cityn.
Haaland po shkëlqen edhe me Kombëtaren e Norvegjisë, të cilën e ndihmoi mbrëmë të kalojë në Ligën A të Ligës së Kombeve.
Sulmuesi shtatlartë e bëri një paraqitje brilante ndaj Kazakistanit duke i shënuar tre gola dhe e ndihmoi ekipin e tij të ngritet në një ligë më lartë.
Haaland ka statistika impresionuese me Norvegjinë duke i realizuar 38 gola në 39 ndeshje, shifra këto “të frikshme” duke e pasur parasysh se ai është veç 24 vjeç.
Haaland po ashtu udhëheq në renditjen e shënuesve më të mirë në Premierligë me 12 gola në 11 ndeshje, ndërsa këtë sezon në total i ka shënuar 22 gola në 22 ndeshje, duke e vazhduar shifrën monstruoze të mesatares prej një goli për ndeshje.